Ministri Arban Abrashi, importues i Vodka Primakovaa

09.03.2015 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi është importues kryesor për Kosovë i pijes me të njohur alkoolike të Rusisë, “Primakov Vodka Imperial 37.5%”.
Gazeta Fjala dhe portali “Infokus”, kanë siguruar dokumente të Doganave qe e dëshmojnë së kompania e ministrit Abrashi, “Laris Group” SH.P.K. është importuese e disa lloje të verërave dhe pijeve alkoolike dhe në mesin e tyre është edhe “Primakov Vodka” e cila thuhet që prodhohet edhe në disa shtete të tjera por marka e saj kryesore është Rusia.
Sipas hulumtimeve në internet Primakov Vodka njihet si pije tradicionale ruse.
vodka
Gazeta Fjala dhe portali “Infokus”, kanë provuar të marrin një përgjigje nga ministri Abrashi, lidhur me aktivitetet e kompanisë së tij, por ka qenë e pa mundur të kontaktohet.
Më parë është raportuar se Arban Abrashi, i cili mban dy pozita të larta qeveritare, atë të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, është edhe një biznesmen i fuqishëm. Madje përveç tregtimit të pijeve me shumicë ai merret edhe me shitjen e anijeve dhe aeroplaneve.
Të paktën kjo mund të thuhet bazuar në aktivitetet e shënuara në certifikatën zyrtare të biznesit të tij personal, të regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Bizneseve në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë.
Kompania e tij, “Laris Group” Sh.p.k., e regjistruar me 29.06.2011, merret më dhjetëra aktivitete biznesore, të cilat janë krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra. Duke filluar nga tregtia me shumicë e pijeve, ambalazhim, prodhim të energjisë elektrike, ndërtim të objekteve banesore dhe jo banesore, instalime elektrike, instalime të tjera ndërtimore, punime suvatimi, aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e makinerive, pajisjeve industriale, anijeve dhe aeroplanëve, tregtia me shumicë jo e specializuar dhe aktivitete të tjera.
Portali “Infokusi” ka raportuar se ndaj tij, tashmë po zhvillohen hetime për konflikt interesi, derisa mbanë postin e Ministrit dhe atë të zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, dhe njëkohësisht është edhe pronar i një kompanie.
Sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, neni 6, konflikti i interesit është gjendja e mospajtimit, ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të zyrtarit të lartë, kur ai ka interesa private të drejtpërdrejta ose të tërthorta, personale ose pasurore, të cilat ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në ligjshmërinë, transparencën, objektivitetin dhe paanësinë e tij gjatë ushtrimit të funksionit publik./ Gazeta Fjala dhe portali “Infokus”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale