Ministrat e vendeve të BE-së kritikojnë Kosovën dhe Serbinë për mungesën e dialogut

E publikuar: 17/04/2018 09:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një takim të mbajtur në Luksemburg, ministrat e jashtëm të disa vendeve të BE-së diskutuan për temat politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në këto diskutime u kritikua Kosova dhe Serbia për mungesën e dialogut.

Kështu të paktën tha ministrja e jashtme kroate, Marija Pejçinoviq-Buriq.

“Ajo që është shqetësuese janë raportet dhe mungesa e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha kryediplomatja kroate, transmeton lajmi.net

Veç saj, ajo tregoi se në takim u diskutua edhe për bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për emrin, dhe u bë thirrje për luftimin e korrupsionit në Shqipëri.

Shefja e diplomacisë në Kroaci tha se pret shumë nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në SOfje.

Pejçinoviq-Buriq tha se për Bashkimin Evropian, vendet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane.

Sipas saj, nuk mund të flitet njejtë për të gjitha vendet e Ballkanit. Për këtë ajo ka përmendur rastin e Kosovës.

“Pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, kjo tregon qartë se nuk mund të flitet njëjtë për të gjitha vendet e BE-së”, përfundoi ministrja e Jashtme në Kroaci. /Lajmi.net/