Ministrat e LDK-së nuk votuan shkarkimet e bordeve e as vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove për Luginën

15.05.2020 09:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministrat e LDK-së nuk votuan shkarkimet e bordeve e as vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove për Luginën

Ministrat e Lidhjes Demokratike në kabinetin Kurti nuk kanë marrë pjesë në shumicën e votimeve online të Qeverisë, sidomos atyre për shkarkimin dhe emërimin e bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike. Për shkak të pandemisë COVID-19, mbledhjet sikurse edhe votimi janë zhvilluar në mënyrë virtuale.

Nga burime brenda Qeverisë, gazeta ka arritur t’i sigurojë disa prej votimeve të anëtarëve të kabinetit, pas rrëzimit të Qeverisë me mocionin e iniciuar nga LDK-ja. Pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti, në kabinet kanë mbetur edhe pesë ministra të tjerë nga radhët e këtij subjekti, që po vazhdojnë t’i ushtrojnë detyrat e tyre.

Ndër vendimet e para në mbledhjet online është ai për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë, si zëvendësim i taksës prej 100 për qind. Por ministrat e LDK-së nuk kanë deklaruar kurrfarë vote për këtë çështje. Vendosja e reciprocitetit ishte një nga arsyet e përmendura prej Lidhjes Demokratike që çuan në inicimin e mocionit të mosbesimit në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Edhe pse ka qenë premtim elektoral i të dyja partive dhe ishte përfshirë në programin qeverisës, LDK-ja u zmbraps nga reciprociteti për shkak të kundërshtimit të ambasadorit amerikan, njëherësh emisar special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Heqja e reciprocitetit është paralajmëruar të jetë një nga vendimet e para të Avdullah Hotit, i cili është dekretuar për kryeministër nga presidenti Thaçi, nëse Kushtetuesja nuk e hedh poshtë.

Ministrat e LDK-së nuk kanë votuar as në mbledhjen ku Qeveria ndau 500 mijë euro për Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ky vendim ishte marrë në mbledhjen e 26-të të Qeverisë me qëllim mbështetjen financiare të Luginës, për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia…

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Arrestohet i dyshuari që sulmoi seksualisht një vajzë të mitur

Thaçi mban konferencë për media në ora 11:00

Lidhur me COVID-19, policia arreston 12 persona

Lidhur me COVID-19, policia arreston 12 persona

Ministrat e LDK-së nuk votuan shkarkimet e bordeve e as vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove për Luginën

Ministrat e LDK-së nuk votuan shkarkimet e bordeve e as vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove për Luginën

Krasniqi: Edhe nëse dekreti i Thaçit shpallet anti-kushtetues, nuk mund të iniciohet shkarkimi i tij

Haxhiu flet për Teatrin Kombëtar: Nuk duhet të ekzistojë Ministria e Kulturës

Diçka misterioze në vendin më të varfër të Afrikës

Këngëtari emërohet president i klubit Hajvalia 2020, i kthehet futbollit

Juventusi e duan Neymarin në skuadër për ta krijuar një dyshe të frikshme me Cristiano Ronaldon

Sali Ahmeti: Të infektuarit me COVID-19, në Klinikën Infektive në tri ditët e fundit asnjë pacientë i ri

“Osmani është tepër me peshë në skenën politike që dikush të mund ta përjashtojë nga partia”

Trump, e ka akuzuar përsëri Kinën për koronavirusin, ka kërcënuar se do t’i japë fund marrëdhënieve

Rama me shaka: Tirana zyrtare ta dijë se me kë të flasë në Prishtinë

Sarusi, ka zbuluar një test shumë të shpejt të sëmundjes COVID-19, që jep një rezultat pozitiv ose negativ për 20 sekonda

Kurti: Janë marrë 200 vendime për ta çkapur shtetin, luftuar korrupsionin dhe për t’i ndalur humbjet financiare

Ky shtet zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor