Minirobotët që lëvizin makinat (VIDEO)

E publikuar: 22/06/2016 01:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup robotësh të vegjël, të shpikur nga një grup shkencëtarësh evropianë, mund të lëvizin dhe transportojnë me kujdes automjete me peshë deri në 2 tonë. Këto pajisje të vogla dhe njësia e tyre e madhe e shpërndarjes quhen të gjithë së bashku Avert, shkurtimi i “Autonomous Multi-Robot System for Vehicle Extraction and Transportation”, (Sistemi Multi-Robot Autonom për Shkëputjen dhe Transportimin e Automjeteve).

Siç nënkupton edhe emri, sistemit i duhen shumë pak të dhëna nga njeriu: mund të skanojë zonën dhe shikon për pengesa të mundshme, që të planifikojë një rrugë të sigurt. Njësia e shpërndarjes më pas lëshon robotët e vegjël, të cilët i ngjiten vetë mjetit që është për t’u lëvizur.

Sipas uebsajtit të tij, Avert mund të ndihmojë policinë të largojë automjete të dyshimta që ndodhen brenda ndërtesave dhe në vende të tjera të ngushta, ose të transportojë makina të cilat dyshohen se kanë eksplozivë në një zonë më të sigurt.

Ekipi ka punuar me zhvillimin e sistemit që në vitin 2012 dhe beson se prodhimi mund të fillojë në fillim të vitit 2016. Për momentin, anëtarët janë të zënë duke e prezantuar sistemin në disa konferenca, përfshirë këtu Konferencën Ndërkombëtare të Robotëve dhe Automatizimit (ICRA2015) nga data 26 deri në 30 maj në Siatëll.