Mimoza Kusari për Infosot, e bënë të ditur se kush e bllokoi lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së

20.01.2020 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mimoza Kusari për Infosot, e bënë të ditur se kush e bllokoi lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së

Kryetarja e Alternativës, Mimioza Kusari Lila mos arritjen e koalicionit të ‘shpresës’ ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhje Demokratike të Kosovës, e sheh te kërkesa e befasishme që e bëri krejtë në fund partia e Isa Mustafës, për ta propozuar ajo mandatarin e ri për postin e Presidentit.

Kusari për infosot, tha se para kësaj ka pasur një njohuri të përgjithshme se si do të ndahen postet ministrore ndërmjet LVV’së dhe LDK’së.

Por, ajo beson se nëse këto dy parti duan bashkë të qeverisin, zgjidhja mundë të gjindet.

“Për kërkesat dhe ofertën në mes të LVV-së dhe LDK-së, ka pasë një njohuri të përgjithshme për mënyren se si do të ndahen postet ministrore me një barazi gjeneroze në në mes të partive. Çfarë solli befasi në fillim të diskutimit, ishte posti i presidentit apo insistimi i LDK-së se duhet ta kenë të drejtën e propozimit të kandidatit për President. Ishte kjo pikë kthese në raportin dhe diskutimin e dy partive e cila pastaj filloi të krijojë një vakum në procesin negociator. Ndërsa tani, pas votimit dhe zgjedhjes së z. Konjufca në krye të Kuvendit të Kosovës, secili trajtim i marrëveshjes ka filluar të komplikohet. Prapë, e konsideroj se nëse me të vërtetë palët e duan marrëveshjen dhe kanë vullnet të Qeverisin, zgjidhjen do ta gjejnë dhe ajo zgjidhje do të vijë si rezultat i mirëbesimit dhe marrëveshjes së përbashkët të dy palëve”, ka thënë Kusari për infosot.

E para e Alternativës, e që është në koalicion me VV’në, bllokimi e deritashë dhe vazhdimin e saj, po e cilëson si veprim që po bëhet kundër interesave të qytetarëve të Kosovës.

Shkuarja në zgjedhje të parakohshme për Kusari – Lila, së pari nuk është në interes të Kosovës dhe as i partive politike që janë aktualisht në skenë.

“Shkuarja në zgjedhje së pari nuk është në interes të Kosovës, e pastaj as edhe e krejt partive politike të Kosovës. Aq shumë sfida, probleme dhe ngarkesa e presin Qeverinë e re, saqë të flasim edhe për disa muaj të humbur është të punosh kundër interesit të qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar Kusari.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mimoza Kusari thotë se Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti shtypin mendimin ndryshe brenda LDK’së

Mimoza Kusari thotë se Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti shtypin mendimin ndryshe brenda LDK’së

OBSH: 180 vaksina antiCOVID-19 në zhvillim

OBSH: 180 vaksina antiCOVID-19 në zhvillim

The Economist: Një mbështetje e çuditshme e Izraelit nga Serbia dhe Kosova

The Economist: Një mbështetje e çuditshme e Izraelit nga Serbia dhe Kosova

Kurti për vizitë në Gjermani, takon politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari

Kurti për vizitë në Gjermani, takon politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari

Mustafa për Osmanin: I pranoj mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe

Mustafa për Osmanin: I pranoj mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe

Vuçiqi: Netanyahut do t’ia shpreh mospajtimin rreth njohjes së Kosovës

Vuçiqi: Netanyahut do t’ia shpreh mospajtimin rreth njohjes së Kosovës

Mustafa: Kurti dhe Osmani e kanë ditur që në ShBA nuk do të ketë ndarje

Mustafa: Kurti dhe Osmani e kanë ditur që në ShBA nuk do të ketë ndarje

​Tahiri: Parlamenti Evropian konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave

​Tahiri: Parlamenti Evropian konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave

Vetëvendosje: Krimi e korrupsioni problematikat kryesore të Kosovës, Qeveria Kurti do t’i luftojë ato

Vetëvendosje: Krimi e korrupsioni problematikat kryesore të Kosovës, Qeveria Kurti do t’i luftojë ato

Grenell: Kosovës dhe Serbisë në tallje u propozova që Ujmanin ta quajmë Liqeni Trump

Grenell: Kosovës dhe Serbisë në tallje u propozova që Ujmanin ta quajmë Liqeni Trump

​BE kërcënon me veprime ligjore ndaj Britanisë së Madhe për shkak të Brexit

​BE kërcënon me veprime ligjore ndaj Britanisë së Madhe për shkak të Brexit

Raka flet për fillimin e mësimit: Rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston

Raka flet për fillimin e mësimit: Rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston

Hungaria blen automjete luftarake gjermane Lynx për dy miliardë euro

Hungaria blen automjete luftarake gjermane Lynx për dy miliardë euro

Kryeministri i Greqisë: Kemi nevojë për dialog me Turqinë, por jo nën tytën e armës

Kryeministri i Greqisë: Kemi nevojë për dialog me Turqinë, por jo nën tytën e armës

Hoti ua çon Osmanit dhe Thaçit marrëveshjen e Uashingtonit

Hoti ua çon Osmanit dhe Thaçit marrëveshjen e Uashingtonit

Banka TEB dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Banka TEB dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi