Mimoza Kusari- Lila tërhiqet nga kryetarja e Gjakovës

E publikuar: 29/06/2017 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila ka vendosur për të ardhmen e saj politike.

Ajo në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka theksuar se do ta mbajë postin e deputetit dhe që tërhiqet nga posti i kryetarit të Gjakovës, raporton Gazeta Blic.

“Do ta bëjë betimin si deputete. Do të tërhiqem nga posti i kryetarit të Komunës së Gjakovës”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.

Ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që të rikandidoaj për kryetare të Gjakovës.

“Unë e kam bërë një reformë qeverisëse në Gjakovë. I kam shkarkuar disa drejtor dhe nënkryetarin”, tha ajo.

Ajo ka theksuar se PDK e ka sabotuar gjatë qeverisjes në Gjakovë. Sipas saj, prishja e koalicionit në Gjakovë nuk ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve qendrore.