Militantët e Vetëvendosjes fillojnë linçimin publik edhe ndaj Lutfi Hazirit

22.03.2020 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Militantët e Vetëvendosjes fillojnë linçimin publik edhe ndaj Lutfi Hazirit

Militantët e Vetëvendosjes nuk kanë të ndalur ndaj linçimeve publike të figurave kryesore të LDK’së, pas liderit Isa Mustafa, tani radha për linçim është ndaj Lutfi Hazirit.

Militantët e Lëvizjes Vetëvendosje, po vazhdojnë të linçojnë figura publike të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pasi filluan me liderin e këtij subjekti politik, tani në shënjestër të tyre është nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.

Militantët e Vetëvendosjes janë shumë të organizuar kur bëhet fjalë për të sulmuar verbalisht në rrjetet sociale e linçuar në mënyrë publike çdo subjekt apo lider politik apo figurë publike në mbrojtje të liderit të tyre, Albin Kurti.

Tashmë një grup i tillë është organizuar në Facebook, dhe ka filluar linçimin publik ndaj figurave të rendësish të LDK’së, edhe pse me këtë subjekt politik lideri i tyre kishte zgjedhur të bënte koalicion së fundi, ndërsa liderin e kësaj partie Isa Mustafën e quante profesor.

Ndërsa, me tu acaruar raportet mes dy subjekteve që po qeverisin me Kosovën, VV’ja ka filluar një fushat të egër në drejtim të LDK’së.

Gjatë ditës së sotme, linçimine kishte filluar Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së VV’së, Fitore Pacolli, duke bërë thirrje për organizime për të linçuar kundërshtarët politikë, në këtë rast liderin e LDK’së, Isa Mustafën.

Ditëve të fundit, përpos prishjes përfundimtare të koalicionit VV-LDK, këto dy parti kanë pasur edhe akuza e kritika në drejtim të njëra tjetrës.

E gjitha kjo kishte filluar, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkarkoj nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, pa paralajmëruar fare partnerin e saj në qeverisje, LDK’në.

Kryeministri, e kishte quajtur tradhti të dyfish, deklaratën e ministrit, Veliu për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Menjëherë pas shkarkimit të ministrit Veliu kishte reaguar, Isa Mustafa.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, doli në konferencë për media dhe konfirmoi se kanë nisur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, e tash që i kanë mbledhur votat, pritet vetëm mbajtja e seancës në Kuvendin e Kosovës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hoxhaj: Reciprociteti gjysmak dhe fiktiv i bën dëm Kosovës dhe Serbinë e bën të duket viktimë

Hoxhaj: Reciprociteti gjysmak dhe fiktiv i bën dëm Kosovës dhe Serbinë e bën të duket viktimë

Koronavirusi, Rama: Eksportet e prodhimeve bujqësore sërish në rritje

Koronavirusi, Rama: Eksportet e prodhimeve bujqësore sërish në rritje

Komuna e Drenasit kërkon furnizim me mjete dhe pajisje mjekësore

Komuna e Drenasit kërkon furnizim me mjete dhe pajisje mjekësore

​Pas Anton Qunit edhe Xhafer Tahiri e mbështet Vjosa Osmanin

​Pas Anton Qunit edhe Xhafer Tahiri e mbështet Vjosa Osmanin

​Identifikohet personi që dërgoi mesazhin e rremë për koronavirus

​Identifikohet personi që dërgoi mesazhin e rremë për koronavirus

Turkmenistani ndalon fjalën “koronavirus” dhe kërcënon të arrestojë këdo që mban maskë fytyre

Turkmenistani ndalon fjalën “koronavirus” dhe kërcënon të arrestojë këdo që mban maskë fytyre

Ahmeti: Kosova e hoqi taksën 100 për qind, Serbia po i mban të bllokuar në kufi kamionët nga Kosova

Ahmeti: Kosova e hoqi taksën 100 për qind, Serbia po i mban të bllokuar në kufi kamionët nga Kosova

Ahmeti: U instalua lifti i parë jashtë ndërtesës, zgjidhje për banoren me nevoja të veçanta

Ahmeti: U instalua lifti i parë jashtë ndërtesës, zgjidhje për banoren me nevoja të veçanta

Tahiri: Në vetizolim janë punëtorët e marketit ku dolën dy të prekura me Covid-19

Tahiri: Në vetizolim janë punëtorët e marketit ku dolën dy të prekura me Covid-19

“Covid-19 do ta lërë botën më ndryshe se që ‘e gjeti’ – dhe më të përgatitur për pandeminë tjetër”

“Covid-19 do ta lërë botën më ndryshe se që ‘e gjeti’ – dhe më të përgatitur për pandeminë tjetër”

Sindikata kërkon që edhe punëtorët e KEDS-it të përfshihen në pakon emergjente

Sindikata kërkon që edhe punëtorët e KEDS-it të përfshihen në pakon emergjente

25 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, regjistrohet edhe një viktimë

25 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, regjistrohet edhe një viktimë

Ministri i Financave thotë se edhe gazetarët janë përfshirë në pakon e ndihmës së qeverisë

Ministri i Financave thotë se edhe gazetarët janë përfshirë në pakon e ndihmës së qeverisë

43 persona të prekur me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive

43 persona të prekur me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive

Gucati: Kategoritë e dala nga lufta të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë

Gucati: Kategoritë e dala nga lufta të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë

Pakënaqësi me masat ekonomike për përballjen me koronavirusin

Pakënaqësi me masat ekonomike për përballjen me koronavirusin