Milionat nga diaspora shkojnë në konsum

E publikuar: 16/07/2018 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për 25 vjet rresht, Avdullah Krasniqi kishte jetuar në Cyrih të Zvicrës. Por pesë vjet më herët, kishte zgjedhur t’iu kthehet bjeshkëve të vargmaleve të Sharrit, me qëllimin e vetëm të merret me kultivimin e produkteve bujqësore.
Për t’ia nisur kësaj pune iu deshën fillimisht afër 30 mijë euro dhe një hapësirë prej dy hektarë e gjysmë.

Ai tregon se nga përvojat në diasporë kuptoi se bujqësia është çelësi i zhvillimit për vendlindjen, raporton KTV.

Megjithatë, tregon se deri tani nuk ka pasur përkrahje institucionale dhe barrierat e shumta po ia vështirësojnë punën.

Edhe dërgesat nga diaspora kanë shënuar rritje për 13.4 milionë, nga 221 milionë në 245 milionë euro, për katër mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin paraprak.

Nga analizat e Bankës Qendrore të Kosovës del se paratë e dërguara nga diaspora shkojnë në investime që nuk sjellin punësim.

Pjesa më e madhe e parave të dërguara nga diaspora vijnë nga Gjermania, e përcjellë nga Zvicra, SHBA’ja, Austria dhe Italia.

E investimet e huaja në vitin e kaluar kanë shënuar rritje prej 30.8 për qind, duke shënuar vlerën 287.8 milionë euro.