Miliarderi kinez ofron 180 milionë dollarë për atë që martohet me vajzën e tij (Foto)

E publikuar: 11/07/2016 01:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
34-vjeçarja Gigi Chao është një lesbike që pret që i ati i saj të pranojë faktin që ajo është lezbike dhe shpreson që ai të ndalojë së tentuari për t’i ndërruar asaj orientimin seksual.

Miliarderi kinez dhe biznesmeni Cecil Chao po ofron shumën marramendëse 180 milionë dollarë për çdo mashkull që do të martohet me vajzën e tij lesbike.

Manjati kinez ka rritur shumën që do të paguajë për atë që do marrë për nuse vajzën e tij, pasi në vitin 2012 kishte vënë një çmim më të ulët.

34-vjeçarja Gigi Chao është një lesbike që pret që i ati i saj të pranojë faktin që ajo është lezbike dhe shpreson që ai të ndalojë së tentuari për t’i ndërruar asaj orientimin seksual.

Ajo gjithashtu pret që i ati të pranojë Sean Eve, vajzën me të cilën ajo është martuar në një ceremoni civile në Paris në vitin 2012.

Sean dhe Gigi janë së bashku prej 9 vitesh dhe janë me të vërtetë të lumtur.

Hong-Kongu nuk i njeh martesat e të njëjtit seks dhe deri në vitin 1991, homoseksualiteti konsiderohej krim.