Miliarderi japonez dhuron gati një milion dollarë për një titull në Twitter

E publikuar: 07/01/2019 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa ka arritur të fitojë titullin e njeriut me postimin me më së shumti shpërndarje dhe pëlqime.

Më 5 janar kishte bërë një postim i cili është shpërndarë më shumë se 4 milionë herë, dhe ka marrë mbi një milion pëlqime, transmeton Telegrafi.

I bie të jetë gjysmë milioni më shumë sesa Carter Wilkinson që e kishte arritur në vitin 2017.

Por, postimi i Maezawa kishte tërhequr vëmendjen e miliona personave në mbarë botën, me një ofertë të majme që pak kush ka mundur t’i rezistojë.

Themeluesi i kompanisë së veshjeve Zozo Inc kishte premtuar 100 milionë yen (950 mijë dollarë) 100 personave të përzgjedhur të cilët kanë shpërndarë dhe pëlqyer postimin e tij.

“Për të marrë pjesë, e gjitha çfarë duhet të bëni është të më ndiqni mua dhe ta ripostoni këtë shkrim. Unë do t’i shkruaj privatësisht secilit person fitues”, ka shkruar Maezaëa.

Postimi ishte bërë për të festuar rekordin e shitjeve gjatë vitit e në veçanti me qmimet me zbritje me rastin e festave të fundvitit. /Telegrafi/