Milani “shënjestron” Cuadradon

E publikuar: 21/07/2016 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juan Cuadrado është objektivi primar i Montellas për merkaton. Trajneri i Milanit po kërkon përforcime për sezonin e ri dhe insiston për blerjen e kolumbianit. Kuqezinjtë do të tentojnë ta marrin futbollistin në formë huazimi me të drejtë blerjen përfundimtare. Chelsea që zotëron kartonin e 28-vjeçarit ka dhënë “ok” për shitjen e futbollistit, pasi ka të tjerë objektive në merkato.