Milani rivalizon Barçën për Memphis Depay

E publikuar: 19/09/2020 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse që nga fillimi dukej si një pistë shumë e komplikuar, kalimi i Memphis Depay nga Lyoni te Barcelona tashmë po bëhet pothuajse diçka e pa mundur.

I gjithë problemi ka të bëjë me klubin nga Katalonia që nuk po dëshiron të paguaj shifrën prej 30 milionë eurove të kërkuara nga Lyoni, ose së paku derisa të realizoj ndonjë shitje.

Mbrojtësi i krahut Nelson Semedo pritej të sakrifikohej për sulmuesin holandez, por ende asgjë konkrete nuk ka ndodhur në këtë drejtim.

Ndërkohë, sipas mediumit italian “SportMediasset”, Milani ka shfaqur interesim konkret për Depay dhe është e gatshme që në marrëveshje të përfshijë mesfushorin brazilian Lucas Paqueta i cili pëlqehet shumë nga presidenti i Lyonit. /KosovaPress/