Milani rikthehet te fitoret, mposhtë Bolognën në udhëtim

E publikuar: 29/04/2018 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Bolognën në udhëtim 0-1.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen ku edhe arritën të shënonin një gol në minutën e 19-të.

Ishte sulmuesi argjentinas, Rodrigo Palacio që shënoi por që goli u anulua me VAR për shkak të pozitës jashtë loje.

Milani u rikthye dhe arriti të kalonte në epërsi në minutën e 34-të kur Patrick Cutrone asistoi bukur te Hakan Calhanoglu i cili me një goditje të saktë shënoi për 0-1.

Milani nuk u ndal dhe arriti të shënonte edhe golin e dytë në pjesën e parë.

Kësaj radhe Hakan Calhanoglu asistoi bukur ndërsa Bonaventura realizoi për 0-2.

(Photo Press/Getty Images)

Edhe në pjesën e dytë Milani luajti më bukur dhe pati dy raste të mira me Calabrian dhe Suson por pa sukses.

Bologna arriti ta ngushtoi epërsinë në 1-2 në minutën e 75-të nëpërmjet mbrojtësit De Maio.

Deri në fund dy skuadrat kishin disa gjysmë raste por që portat më mbetën të pa prekura.

Kësisoj Milani rikthehet te fitorja pas pesë ndeshjeve pa arkëtuar tri pikë.

Davide Calabria . (Photo /Getty Images)

Me këto tri pikë Rossonerët mbetën në pozitën e shtatë në tabelë me 57 pikë të grumbulluara.

Në javën e ardhshme Milan takohet me Veronën ndërsa Bologna luan në udhëtim te Juventusi. /Telegrafi/