Milani regjistron fitore ndaj F91 Dudelange

E publikuar: 21/09/2018 03:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka mjaftuar një gol që Milani ta fitojë ndeshjen e parë të fazës grupore të Europa League kundër F91 Dudelange.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stade Jos Nosbaum në jug të Luksemburgut, gjysma e parë nuk prodhoi gola.

Goli i vetëm u shënua në pjesën e dytë (59′). Samu Castillejo dërgoi një asistim te Gonzalo Higuain dhe sulmuesi argjentinas realizoi gol.

Vendasit u përpoqën që ta barazonin rezultatin deri në mbyllje të sfidës, mirëpo dështuan në tentativën e tyre.

Ndeshja tjetër e Grupit F është zhvilluar ndërmjet Olympiacosit dhe Real Betisit.

Sfida e zhvilluar në Athinë nuk prodhoi fitues, duke qenë se skuadrat e mbyllën takimin pa gola.

Kështu, pas xhiros së parë, lider i grupit është Milani me tri prikë, ndërsa pasohet nga Betisi dhe Olympiacosi me nga një pikë dhe në fund është F91 Dudelange pa asnjë pikë. /Telegrafi/