Milani pritet të dënohet nga UEFA shkaku i Fair Play Finaciarit

E publikuar: 08/11/2018 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani mund të gjobitet deri në 20 milionë euro nga UEFA për shkeljet e tyre financiare të Fair Play-it, si dhe t’i ndalohet regjistrimi i lojtarëve për Ligën e  Evropës në janar.

Rossonerët u ndaluan fillimisht të mos luajnë këtë edicion në Ligën e Evropës për shkak të situatës së tyre financiare.

Por, ata me sukses iu drejtuan Gjykatës së Arbitrazhit për Sport dhe morën lajmin pozitiv.

Gjykata e njohur si CAS vendosi që klubi italian duhet të rikthehet në garë, por e ktheu çështjen në UEFA për të vendosur një dënim më të drejtë.

Rossonerët pritet të dënohen nga UEFA (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Tani gazeta La Repubblica raporton se sanksionet e para do të mbërrijnë në ditët në vijim, duke përfshirë një gjobë prej rreth 20 milionë euro.

Një pjesë e kësaj do të paguhet menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të pezullohet në pritje të pajtueshmërisë me kufijtë e FFP-së.

Ekziston edhe mundësia që Milanit t’i ndalohet  të regjistrojë çdo nënshkrim të janarit për konkurrencën evropiane, duke përfshirë Lucas Paquetan.

Këto masa do të ishin ndëshkim për shkeljet e mëparshme, dhe Rossonerët duhet ende të zhvillojnë një marrëveshje shlyerjeje me Trupin e Kontrollit Financiar të Klubit. /Telegrafi/