Milani nuk do ta mbajë Bakayokon, francezi drejt rikthimit në Ligue 1

E publikuar: 26/10/2018 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tiemoue Bakayoko si duket nuk do të mbetet te Milani. Mesfushori francez nuk e ka bindur trajnerin Gattuso dhe do të largohet nga Rossonerët gjatë afatit kalimtar të janarit.

24-vjeçari është i huazuar tek gjiganti italian nga Chelsea, por nuk ka arritur të përshtatet me futbollin në Serie A.

Milani ka pranuar të paguajë pagën e lojtarit prej 3,5 milionë euro në stinor dhe mos përshtatja e tij ka bërë që Rossonerët të mendojnë largimin e tij në janar.

Tiemoue Bakayoko . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri nuk e pëlqen lojtarin dhe nuk do ta mbajë në skuadër edhe pas kthimit nga Milani.

Por së fundmi në Francë kanë raportuar se Marseille ka shprehur gatishmëri ta huazojë lojtarin.

Gjiganti francez i ka kërkuar huazimin e Bakayokos Chelseas dhe ka shprehur gatishmëri t’i paguajë gjysmën e pagës.

Bakayoko . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Marseille po e kërkon Bakayokon si huazim me të drejt blerje prej 20 milionë euro në fund të stinorit.

Kontrata aktuale e Bakayokos me Chelsean është deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/