Milani mposht Fiorentinan dhe siguron kualifikimin direkt në Europa League

E publikuar: 20/05/2018 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rezultat 5-1, Milani ka triumfuar përballë Fiorentinas në ndeshjen e fundit sezonale në Serie A që u zhvillua në San Siro.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e Giovanni Simeone (20′), mirëpo vendasit e barazuan shumë shpejt rezultatin përmes Hakan Calhanoglu (23′).

(Foto: Getty Images)

Pa përfunduar pjesa e parë, rezultati u kthye në favor të Rossonerëve, ndërsa golashënues ishte Patrick Cutrone (42′).

Nikoqirët vazhduan të shnëonin edhe në pjesën e dytë për ta vulosur fitoren në këtë takim.

Fillimisht, Nikola Kalinic e realizoi golin e tretë të Milanit (49′), kurse Patrick Cutrone e shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për vendasit (59′).

(Foto: Getty Images)

Giacomo Bonaventura e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (76′).

Pas kësaj fitoreje, Milani e ka përfunduar sezonin 2017/2018 në vend të gjashtë në tabelë duke siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në fazën grupore të Europa League.

Nga 38 xhiro të zhvilluara, Rossonerët kanë arkëtuar 64 pikë, nga 18 fitore,10 barazime dhe 10 humbje.

Fiorentina e mbyll sezonin në vend të tetë, jashtë zonës evropiane, me 57 pikë të grumbulluara./Telegrafi/