Milani mendon huazimin e Diawaras

E publikuar: 15/11/2018 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani është duke shikuar mundësinë e transferimit në formulën e huazimit të mesfushorit të Napolit, Amadou Diawara, pasi problemeve me lëndime.

Rossonerët kanë humbur tashmë shërbimet e mesfushorëve Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura pas dëmtimeve afatgjata.

Ndërsa, mesfushori italian Riccardo Montolivo është jashtë fushave gjithashtu shkaku i një sëmundje.

Kështu, drejtuesit e klubit nga San Siro kanë filluar punën për gjetjen e një mesfushori të ri për afatin kalimtar të janarit.

Diawara në aksion gjatë ndeshjes ndaj Parmas (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Drejtori teknik Leonardo dëshiron të sjell një lojtar të ri në janar, pasi klubi është ende në pritje të një gjykim nga UEFA për Fari Play Financiar.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, zgjidhja e Rossonerëve është mesfushori i Napolit, Diawara, të cilin e duan si huazim për gjashtë muaj.

21-vjeçari ka bërë vetëm katër ndeshje të Serie A deri tani këtë sezon, kështu që mund të bie dakord për këtë veprim nëse ai do të merrte më minuta.

Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti do të duhet të lejojë këtë lëvizje pasi deri më tani ka refuzuar një gjë të tillë. /Telegrafi/