Milani kalon 2-1 Fioren falë dyshesh Kucka-Deulofeu

E publikuar: 19/02/2017 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani mori tri pikë në “San Siro” ndaj Fiorentinës falë dyshes Kucka – Delulofeu, por sigurisht më shumë vlerë në këtë përballje pati finalizimi i talentit spanjoll, që sikurse në transfertë me Bolongën ishte vendimtar me klasin e tij, duke sigluar golin e 2-1, që ishte dhe rezultati përfundimtar i takimit.

Skuadra e Vinenzo Montellës e gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës me Kuckan, që në minutën e 17-të devijoi saktësisht më kokë harkimin e Sosas.

Reagimi i Fiorentinës ishte shumë i shpejtë, pasi vetëm katër minuta më vonë Kalinic i u asistua me shumë zgjuarsi nga Chiesa për golin e barazimit.

Në minutën e 31-të Deulofeu ktheu avantazhin në favor të Milanit me një goditje të zgjuar nga vija e 16 metrave, e cila ishte e pakapshme për Tatarusanu.