Milani ka fituar me shumë vështirësi në San Siro ndaj Sassuolos me rezultat 4-3

E publikuar: 02/10/2016 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ishte një fitore e merituar nga skuadra nga Milano pasi ishin më të mirë gjatë gjithë takimit.

Festivalin e golash e filloi Giacomo Bonaventura në minutën e nëntë, por pas një minute mysafirët barazuan me anë të Mateo Politanos dhe me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Sassuolo e nisi mjaft mirë pjesën e dytë pasi shënoi dy gola të shpejt nga Francesco Aceri (54’) dhe Lorenzo Pellegrini (56’), por kjo ishte e gjitha nga ata në këtë takim.

Rikthimi i madh erdhi me golin e Carlos Baccas në minutën e 68-të nga pika e bardhë. Rezultati u barazua me super golin e Manuel Locatellit (73’), kurse fitorja erdhi me golin e mbrojtësit italian, Gabriel Paletta (77’).

Pas kësaj fitore Milani ngjitet në vendin e pestë me 13-të pikë, kurse Sassuolo bie në pozitën e 13-të me nëntë pikë. /Albeu.com/