Milani i rikthehet fitores duke ndërprerë serinë e mirë të Sassuolos

E publikuar: 30/09/2018 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shumë barazimeve, më në fund Milani i është kthyer fitoreve në Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka fituar 1-4 ndaj Sassuolos që vinte nga dy fitore radhazi.

Goli i parë në takim erdhi në minutën e 39-të nga Franck Kessie dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Franck Kessie duke festuar golin me Giacomo Bonaventuran © (Foto:Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 50-të shënoi Suso një gol mjaft të bukur, ndërsa ai i qetësisë erdhi nga Samu Castillejo (61′).

Golin e vetëm për vendasit në këtë takim e shënoi Filip Djuricic, ndërsa në minutat shtesë të takimit shënoi edhe një herë Suso.

Festa e Samuel Castillejos © (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Gulvier)

Pas kësaj humbje Sassuolo bie në vendin e pestë me 13 pikë, kurse Milani ngjitet në pozitën e 10 me nëntë pikë.

Kuqezinjtë në javën tjetër luajnë kundër Chievos, kurse Sassuolo ndaj Napolit. /Telegrafi/