Milani i bashkohet garës për Martialin

E publikuar: 12/08/2018 06:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi i madh italian, Milani i është bashkuar interesimit për sulmuesin anësor të Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Martial ka shprehur pakënaqësitë me situatën e tij te Djajtë e Kuq, ku po luan pak nën urdhrat e Mourinhos.

Kjo situatë ka bërë që Martial të shprehur pro largimit nga Old Trafford dhe nuk kanë munguar skuadrat e interesuara për të.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Milani është klubi i fundit që ka treguar interesim për reprezentuesin e Francës, Martial.

Martial nuk është i lumtur te Unitedi (Getty Images)

Një numër i klubeve janë të interesuar në sulmuesin e talentuar, i cili duket se nuk ka rrugëdalje tjetër pos largimit nga Unitedi.

22-vjeçari ka qenë i lidhur edhe me Juventusin, Borussia Dortmundin dhe Atletico Madridin.

Martial u la në stol në fitoren e mbrëmshme (e enjte) të Unitedit ndaj Leicester Cityt në javën e parë të sezonit të ri në Ligën Premier.

Për francezin ka pasur edhe skuadra angleze të interesuara, por atje është mbyllur afati kalimtar dhe Martial duhet të shikojë kampionate tjera. /Telegrafi/