Milani futet në zonën e LK-së pas fitores ndaj Cagliarit në San Siro

E publikuar: 11/02/2019 02:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani i është kthyer fitores në Serie A pas barazimeve ndaj Romës dhe Napolit, kuqezinjtë fituan ndaj Cagliarit me rezultat 3-0.

Skuadra nga Milani ishte dukshëm më e mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë dhe e merituar në San Siro.

Milani kaloi në epërsi në minutën e 13-të pasi Luca Ceppitelli shënoi autogol, ndërsa Lucas Paqueta thelloi epërsinë në minutën e 22-të. Krzysztof Piatek kishte rast të mirë për gol në minutën e 25-të, ndërsa me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Krzysztof Piatek duke festuar golin e tij ndaj Cagliarit në San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Mysafirët e filluan mirë pjesën e dytë, ishte Joao Pedro ai që goditi shtyllën në minutën e 60-të, ndërsa pas dy minutave shënoi Piatek për Milanin.

Kuqezinjtë kërkuan golin deri në fund me anë të Hakan Calhanoglut (71′) dhe Suso (80′), por nuk e arritën dhe me rezultatin 3-0 përfundoi gjithçka.

Hakan Calhanoglu në tentim për të kaluar Luca Ceppitellin (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Milani ngjitet në pozitën e katër me 39 pikë, katër më pak se Interi, por me pikë të barabarta me Atalantan dhe Romën. Skuadra e Gennaro Gattuso në xhiron e radhës do të luajë Atalantas.

Cagliari renditet në vendin e 15-të me 21 pikë, ndërsa në javën tjetër luan me Parman. /Telegrafi/