Milani fiton ndaj Atalantas, Piatek nuk i ndal së shënuari

E publikuar: 17/02/2019 02:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani arriti të fitojë ndaj Atalantas me rezultat 1-3 në Serie A.

Kuqezinjtë arritën të bëjnë një paraqitje fantastike dhe kështu arritën të ndalin ecurinë e mirë të zikaltërve.

Goli i parë në takim u shënua nga Remo Freuler (33′), por ishte Krzysztof Piatek ai që barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.

Tifozët e Milanit në Bergamo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani kishte një fillim të mirë të pjesës së dytë, fillimisht kaloi në epërsi me një gol të bukur nga Hakan Calhanoglu (55′), pastaj thelloi epërsinë me Piatek (61′).

Ky ishte goli i gjashtë për polakun në pesë ndeshje me fanellën e skuadrës nga Milano në të gjitha garat.

Krzysztof Piatek duke festuar golin e tij të parë ndaj Atalantas (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Milani vazhdon në pozitën e katër me 42 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e pestë me 38 pikë.

Ndeshja e ardhshme e ekipit te Gennaro Gattuso është ndaj Empolit, kurse ajo e Gian Piero Gasperini luan kundër Torinos. /Telegrafi/