Milani fiton bindshëm ndaj Empolit, i afrohet Interit në një pikë

E publikuar: 22/02/2019 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani ka vazhduar me formën e mirë në Serie A, duke e marr fitoren e tretë rresht, kësaj radhe ndaj Empolit me rezultat 3-0.

Kuqezinjtë shënuan në pjesën e parë me brazilianin Paqueta, por që goli u anulua.

Edhe pse kishte raste të tjera, pjesa e parë nuk solli goli.

Në pjesën e dytë u shënuan plot tri gola nga djelmoshat e Gennaro Gattusos.

Fillimisht shënoi tashmë i zakonshmi Krzysztof Piatek për 1-0. Ky ishte goli i 18-të në Serie A për polakun.

Krzysztof Piatek . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Nuk vonoi shumë dhe Milani hipotekoi fitoren me golin e Franck Kessie (2-0).

Fitorja e Milanit u mbyll me golin e Samu Castillejos që u shënua në minutën e 67-të.

Samuel Castillejo . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Deri në fund Milani kishte edhe raste të tjera, por që nuk kishte gol.

Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 45 pikëve, një më pak se Interit që është në vendin e tretë. /Telegrafi/