Milani e largon Mirabellin, Sabatini favorit për ta zëvendësuar

E publikuar: 25/04/2018 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani raportohet se është afër marrëveshjes me Walter Sabatini për drejtor sportiv.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milani është takuar me Sabatinin në Londër, pasi pritet ta largojnë nga pozita e drejtorit sportiv Massimiliano Mirabellin.

62 vjeçari u nda me Interin para një muaji ku ishte i punësuar si drejtor teknik nga Suning Group.

Sipas gazetës edhe drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli,  është në këtë listë.

Milani kishte shprehur interesim për të edhe vetën e shkuar.

Në listë janë edhe Ariedo Braida i Barcelonës dhe Michael Emenalo i Monacos.

Milani assesi të kthehet në majën e futbollit evropian edhe pse ka bërë shumë investime, sidomos verën që shkoi. /Telegrafi/