Milani e kërkon Wilsheren, Gattuso i impresionuar nga shpirti i tij luftarak

E publikuar: 02/05/2018 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani besohet se po menon që të sigurojë shërbimet e Jack Wilshere nëse ai dështon të nënshkruajë rinovimin me Arsenalin.

Kontrata e Wilshere skadon në fund të sezonit dhe teksa mesfushori kishte shpresë për një rinovim, ai pranoi se largimi i Wengerit mund të ndryshojë gjërat.

Calciomercato vlerëson anglezin si profilin ideal si ekonmik si sportiv.

Wilshere është atraktiv për Milanin pasi shërbimet e tij mund t’i sigurojë me parametra zero.

Për më shumë, bosi Rossoner, Gennaro Gattuso e preferon lojtarin për shkak të shpirtit të tij luftarak, ku ai u impresionua me performancat e tij në Europa League.

Milani duket se po bën gati përforcimet e verës dhe Gattuso konsiderohet i paluhatshëm në stolin Rossoner.

Milani edhe vitin e ardhshëm nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/