Milani dhe Liverpooli në garë për Ruben Neves

E publikuar: 21/04/2018 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ruben Neves befasoi të gjithë vitin e kaluar kur pranoi kalimin në Wolverhampton Wanderers.

Mesfushori i talentuar portugez ishte pjesë e Portos dhe u kërkua nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Por ai shkoi në Wolverhampton për të qenë një lider në skuadrën që tani ka siguruar rikthimin në Ligën Premier.

21-vjeçari iu bashkua klubit anglez nga Porto për një shumë rreth 18 milionë euro.

E falë paraqitjeve të mira skuadrat e mëdha evropiane si Milan dhe Liverpool janë futur në garë për të.

Ruben Neves duke festuar një gol me fanellën e Wolves (Foto: Getty Images)

Sipas medieve britanike, dy skuadrat e lartpërmendura do të kërkojnë transferimin e lojtarit para fillimit të Kampionatit Botëror.

Lojtari është nën kontratë nga agjenti i famshëm Jorge Mendes dhe dy klubet elitare pritet të fillojnë bisedimet me të.

Por për ta lënë të lirë të largohet lojtarin, Wolverhampton po kërkon rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/