Milani dëshiron shkëmbimin Donnarumma-Cavani

E publikuar: 15/03/2018 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat italiane raportojnë se Milani shpreson të nënshkruaj me Edinson Cavanin nëse Gianluigi Donnarumma do shkonte në kahen e kundërt.

Afati kalimtar i verës së këtij viti pritet të jetë shumë interesant dhe me shumë transferime të bujshme.

Emra të mëdhenj janë përmendur se mund të ndërrojnë ambient, ku shumë nga ta kanë qenë edhe befasues.

I tillë është edhe emri i portierit të talentuar të Milanit, Donnarumma, i cili gjatë verës pritet të bashkohet me gjigantin parisien, Paris Saint-Germain.

(Premium Sport)

Megjithatë, sipas Premium Sport, Milani dëshiron të nënshkruaj me Cavanin dhe ideja e tyre është një shkëmbim i mundshëm mes portierin dhe sulmuesit.

PSG janë duke kërkuar për një portier të ri dhe spekulimet e kanë lidhur shumë me Donnarumman, transferimi i të cilit do të lirojë fondet për Milanin për të marrë Cavanin.

Megjithatë, Milan do të duhet të kapërcejë interesin e skuadrave rivale për shërbimet e sulmuesit uruguaian.

Sipas mediumit italian, interesim të madh në Cavanin kanë edhe anglezët e Chelseat dhe Manchester Unitedit, të cilët mund ta kenë më të lehtë transferimin e tyre nëse Milani dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/