Milani-Cagliari: Formacionet zyrtare, Paqueta nga fillimi

E publikuar: 10/02/2019 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani dëshiron t’i kthehet fitoreve në Serie A pas dy barazimeve, por që kjo të ndodhë ata duhet të triumfojnë ndaj Cagliarit.

Kuqezinjtë janë favorit pasi luajnë në San Siro, por edhe se kundërshtarët e tyre në katër ndeshjet e fundit kanë vetëm një barazim dhe tri humbje.

Nga minuta e parë Gennaro Gattuso ka vendosur të luajë me dy ardhjet e janarit Lucas Paqueta dhe Krzysztof Piatek, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Suso, Piatek, Calhanoglu.

Banka rezervë: A Donnarumma, Plizzari, Abate, Conti, Laxalt, Biglia, Bertolacci, Montolivo, Mauri, Cutrone, Castillejo, Borini.

Cagliari: Cragno; Srna, Ceppitelli, Pisacane, Pellegrini; Farago, Padoin, Ionita; Barella; Joao Pedro, Pavoletti.

Banka rezervë: Aresti, Rafael, Leverbe, Lykogiannis, Romagna, Bradaric, Cigarini, Deiola, Oliva, Cerri, Despodov, Doratiotto.

Aktualisht Milani renditet në vendin e shtatë me 36 pikë, kurse Cagliari në pozitën e 15-të me 21 pikë. /Telegrafi/