Milani barazon rezultatin ndaj Interit me golin e bukur nga Suso (Video)

E publikuar: 16/10/2017 03:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Interit në Serie A.

Pas disa rasteve të mira, një goli të anuluar për pozicion jashtë loje, kuqezinjtë gjetën rrugën drejt rrjetës kundërshtare.

Nuk ka thënë kot Lucas Biglia: “Suso është Messi i Milanit”.

Ishte Suso i cili me një goditje të bukur nga jashtë zona në minutën e 56-të mposhti mjeshtërisht Samir Handanovicin.

Ky ishte goli i tretë i spanjollit në Derbi della Madonnina.

Suso është lojtari i vetëm i Milanit që ka shënuar më +10 gola dhe +10 asistime në Serie A që nga fillimi i sezoni të kaluar. Asistime: 11, Gola: 10. /Telegrafi/