Milan, zhgënjen, Montolivo: Fishkëllimat i meritojmë

E publikuar: 20/03/2016 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milan nuk ka arritur më shumë se barazim 1-1 në San Siro kundër Lazio, për të konfirmuar krizën. Madje, Milani pësoi golin e parë me Parolo që shënoi për Lazion, për të barazuar pastaj me lojtarin më të mirë në skuadër Bacca, tranmseton Infosot.
Pas ndeshjes tifozët në San Siro fishkëllyen skuadrën, duke shprehur protestën e tyre për formën e skuadrës. Kapiteni i kuqezinjve Montolivo për mikrofonat e SKY pranoi se këto fishkëllima janë normale pas asaj që po shfaqin në fushë lojtarët.
“Kemi cilësi, por na mungon vazhdimësia, i meritojmë vërshëllimat”, tha kapiteni i Milanit. /Infosot