Milan tradhton Deulofeun

E publikuar: 27/05/2017 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milan nuk do të transferojë anësorin spanjoll Gerard Deulofeu
Drejtuesit e Milanit kanë vendosur që të heqin dorë nga spanjolli Gerard Deulofeu, kur huazimi i tij do të përfundojë në qershor dhe lojtari mbetet në mes të Evertonit dhe Barcelonës.

Deulofeu arriti në Milan në janar të këtij viti, duke lënë gjurmë në skuadrën e parë, ku në 17 ndeshje shënoi 4 gola dhe dhuroi 3 asistime.

Ai madje u ftua edhe nga ekipi kombëtar i Spanjës, pas këtyre paraqitjeve të mira.

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, mos vazhdimësia e paraqitjeve të mira, ka bërë që Milan të heqë dorë nga Deulofeu.

23 vjeçari është në pronësi të Evertonit, por Barcelona ka mundësi ta kthej në skuadër për 12 milionë euro. /Express/