Milan s’ka të ndalur, transferon edhe Belottin? (Foto)

E publikuar: 15/07/2017 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andrea Belotti e ka pranuar ofertën e Milanit. Sulmuesi i Torinos pritet të jetë përforcimi i njëmbëdhjetë i Rossonerëve

Sipas Sky Sports, sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti është në dijeni të negociatave në mes të Torino dhe Milanit.

Thuhet se reprezentuesi i Italisë ka pranuar ofertën e Rossonerëve, dhe është i gatshëm që të transferohet në San Siro.

Por, Milanit i mbetet që të arrijë marrëveshje me Torinion, e cila për Belottin kërkon 100 milionë euro, përcjellë Express.

Mbetet të shihet nëse sulmuesi italian do të jetë transferimi i njëmbëdhjetë i Milanit apo jo. /Express/