Milan me sponsor të ri

E publikuar: 14/10/2017 02:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milan ka njoftuar mediat se ka gjetur gjuhën e përbashkët me një sponsor të ri.

Futbollistët e skuadrës kuqezinje do të bartin fanellat që do t’i qep një kompani e re e veshmbathjeve.

Në fakt, Milan është një hap larg nga lidhja e një kontrate me firmën Puma, e cila nga sezoni i ardhshëm do të prodhojë të gjitha pajisjet sportive të ekipit.

Siç njofton Calciomercato, kontrata me Adidasin mbaron më 1 korrik të vitit të ardhshëm dhe nuk vullnet për të vazhduar bashkëpunimin me kompaninë gjermane.

Raportohet gjithashtu se kjo marrëveshje me Puman do t’i sjellë Milanit rreth 10-15 milionë euro në vit.

Kjo shumë është mjaft e vogël në krahasim me atë që paguajnë disa prej partnerëve të tyre Adidasi. Për shembull, Manchester United nga kompania gjermane merre rreth 85 milionë euro në vit.

Më parë u bë e ditur se “Rossonerët” janë në vendin e 14-të sa i përket buxhetit vjetor në mesin e të gjitha klubeve të futbollit në Evropë. /Telegrafi/