Milan kërkon yllin e Realit

E publikuar: 18/05/2017 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milan ka hyrë në garë për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric
Mesfushori kroat, Luka Modric është një nga lojtarët kryesor të këtij Real Madrid dhe po vazhdon të jetë i padiskutueshëm në formacionin e parë.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të, në mesin e të cilave edhe ajo italiane, Milan, shkruan Don Balon.

Drejtuesit e rinj të Milanit dëshirojnë të bëjnë revolucion në skuadër, me Modricin si lojtarin kryesor në projektin e tyre.

Modric shpesh herë e ka thënë se është shumë i lumtur në Real Madrid, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2020.

Kujtojmë se përveç Milanit për Modric janë duke u interesuar edhe Manchester United dhe Bayern Munich. /Express/