Milan kalon Genoan dhe shikon zonën Champions

E publikuar: 14/02/2016 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy gola nga Bacca dhe Honda për zonën Champions. Milani rikthehet të fluturojë në “San Siro” me një fitore të vuajtur kundër Genoas. Edhe pse disa javë më parë zona Chammpions mund të konsiderohej një utopi, skuadra e Mihajlovic arrin të fitojë pikë të rëndësishme për objektivin e vërtetë sezonal. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e pestë me kolumbianin Carlos Bacca që arriti ta kalonte topin pas krahëve të Perin.

Milani nuk e humbi asnjëherë kontrollin e sfidës dhe arriti të konkretizonte me një tjetër gol në minutën e 64 kur japonezi Honda lëshoi një silur që ngriu portierin kundërshtar.

Genoa arriti të shënonte një gol pa shumë vlera me ish-in kuqezi, Alessio Cerci por kaq nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga “San Siro” duke mbetur në kuotën e 25 pikëve, vetëm 3 më shumë se Frosinone e vendit të 18. Në krahun tjetër, Milan mbetet në vendin e 6 me 43 pikë.