Milan i jep ultimatum deri më 4 prill presidentit Yonghong Li

E publikuar: 24/03/2018 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milan është gati të presë deri më 4 prill presidentin kinez, Yonghong Lin.

Sipas Corriere della Sera, Bordi i Drejtorëve të klubit ka vendosur të presë deri më këtë datë për të parë nëse kinezi është në gjendje të mbledhë paratë ose të gjejë një lidhje tjetër bankare.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë fondi i mbrojtjes Elliott Management është i përgatitur të hyjë dhe të marrë në mënyrë efektive klubin.

Rossonerët kanë nevojë për rreth 35 milionë euro deri më 30 qershor, në mënyrë që të regjistrohen edhe për sezonin e ardhshëm të Serie A.

Gazeta financiare “Il Sole 24 Ore” raportoi se likuiditeti në dispozicion është duke u ulur, pasi huadhënësit kinezë janë të kujdesshëm për dhënien e kredive të mëtejshme.

Yonghong Li ishte ka blerë Milanin me ndihmën e 180 milion eurove të marra në formë kredie nga Elliott Management, një kredi që duhet të paguhet tërësisht deri në muajin tetor të këtij viti.

Nuk është në interesin e Elliottit për të marrë nën menaxhim tërësisht skuadrën italiane, pasi fondi mbrojtës në SHBA ka nevojë për pasurinë e tyre për të mbajtur vlerën. /Telegrafi/