Milam Zeka: Kongresmeni Eliot Engel u la i vetëm në Kuvendin e Kosovës

E publikuar: 25/08/2019 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, ka thënë se në përvjetorin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, kongresmeni amerikan Eliot Engel është lënë i vetëm në Kuvend.

Sipas tij, Engell kishte hyrë në sallë pothuajse i pari, ndërkohë që 95 për-qind e deputeteve ndodheshin nëpër kafe, njofton Klan Kosova.

“E bëra këtë fotografi për të dëshmuar njërën nga shumë marritë e Kuvendit”, ka shkruar Zeka në llogarinë e tij në Facebook.