Milaim Zeka: Evropa e ka dënuar popullin e Kosovës për shkak të Fesë Islame

E publikuar: 04/12/2018 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për mos liberalizimin e vizave ka folur edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.
Ai ka thënë se LDK ka thirru seancë të jashtëzakonshme për një izolim që po na e bën BE-ja me nënshkrime fallco, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk mund të bëhet kurrë lindja me perëndimin, e kështu as LDK dhe VV nuk mund të koordinohen së bashku sepse LDK këtë gjë e ka për t’iu qitë hi syve elektoratit.

“Nuk ka veprim të dëmshëm për liberalizimin që nuk e ka bërë LDK me PDK dhe bashkërisht edhe me opozitën dhe AAK-në që atëherë ishin kundër detyrave të BE-së”, tha Zeka në Kuvend.

Milaim Zeka tha se BE po e diskriminon Kosovën në baza fetare.