Mila Kunis akuzohet për vjedhjen e një pule

E publikuar: 24/04/2015 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një konkurencë e ashpër ndaj dy shoqeve të fëmijërisë duket se do i ndjekë gjatë gjithë jetës, pasi një akuzë mjaft absurde është ngritur ndaj aktores Mila Kunis.

Shoqja e saj e fëmijërisë e cila kërkon të bëhet e famshme përpos tentativave si këngëtare, e ka akuzuar aktoren se i ka vjedhur një pulë vite më parë.

Pretendohet se ngjarja ka ndodhur kur ato kanë qënë fëmijë, ndërsa Mila Kunis e ka cilësuar absurde. 31 vjeçarja me origjinë nga Ukraina, akuzohet nga Kristina Karo, shoqe fëmijërie e Kunis, se kur ishin ende në vendlindjen e tyre, 25 vite më parë, aktorja ishte aq ziliqare për pulën e shoqes, sa i’a vodhi. Siç raporton TMZ, Kristina, e cila po përpiqet të lançojë karrierën e saj si këngëtare në SHBA, kërkon 5 mijë dollarë dëmshpërblim nga Kunis, pasi sipas saj, humbja e pulës e la për një kohë të gjatë të dëshpëruar.