Mikullovci: Betimi i delegatëve ishte: nëse vritet duke lexuar deklaratën e vazhdon tjetri

E publikuar: 02/07/2015 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adem Mikullovci, Delegat i 2 Korrikut 1990, ka thane se kjo feste ne dy vitet e para asht festue si fest kombetare e mandej tani asht harrue.

“Kuvendi i 2 Korrikut ka marre vendime madhore per Kosoven”, ka theksue Mikullovci, tue shtue se ai nuk shluhet prej historie ngase simbas tij ka qene vendim madhor.

Ai ka theksue se Kushtetuta e 2 Korrikut asht ma e mire se sa sot qe e kemi.

Mikullovci ka tregue se ne ate kohe i ka pase dikun 500 mije nenshkrime prej rinise ne te cilat kerkohej me u ba Kosova Republike.

Delegati i Kuvendit te 2 Korrikut ka kallxue se ne ate ka qene bukur e rande me marre vendime por simbas tij ata kane qene te vendosun me que deri ne fund kete rrugetim te tyne edhe pse te kercenuem prej tytave e snajperisteve serb.

Ne fund ata jane detyrue dhe kane ike jashte Kosove ku prej saj ma von asht formue edhe Qeveria n’ekzil me ne krye Bujar Bukoshin.

Ai ka theksue se gjendja e ketyne delegateve asht e mjere dhe nji pjese e tyne edhe kane vdek, tue shtue se shume i kane premtue por asnjiher nuk e kane mbajt fjalen tue perfshi ketu edhe Hashim Thaci.

Adem Mikullovci keto komente i ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.