Mikrobiologu Raka rreth seancës: Çdo grumbullim njerëzish paraqet kërcënim për përhapjen e virusit (VIDEO)

E publikuar: 24/03/2020 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se në planin e gatishmërisë dhe reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë rreth Koronavirusit ka qenë përgjegjës për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit.

Duke qenë kështu ai ka thënë se çdo grumbullim njerëzisht paraqet kërcënim për përhapjen e COVD-19.

“Grumbullimi i njerëzve qoftë edhe në seancë kuvendi, duke prit për pension a dasmë është kërcënim për përhapjen e virusit. Nuk merrem me politikë, unë jam kundër rrezikimit të jetës të cilitdo qytetar të Kosovës”.

“Të dhënat shkencore – merrem me shkencë, jo me pallavra – flasin për rritje enorme të shpejtësisë të potencialit infektiv. Në disa shtete shkon nga 17 deri në 33 përqind kjo d.m.th që gjatë qëndrimit në masë dikush që nuk ka fare shenja të sëmundjes mund ta shpërndajë virusin tek të tjerët”.

“Unë jam doktor dhe më intereson vetëm jeta e njerëzve, nuk më intereson fare a bie Qeveria ose jo”, njofton Klan Kosova.

.