Mikiqi sjell në Ranilluk dhe Drazha Mihajloviqin

E publikuar: 09/03/2015 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Sllobodan Millosheviqit, kryetari i Komunës së Ranillkut, Gradimir Mikiq, pretendon që edhe një rruge në këtë fshat t’ia vë emrin e një krimineli tjetër serb.

Në këtë rast bëhet fjalë për kryeçetnikun serb Dragoljub – Drazha Mihajloviq, emrin e të cilit shumë shpejt mund ta marrë një rrugë në fshatin Ranilluk (në një komunë serbe e krijuar me procesin e decentralizimit), ndërsa për këtë do të duhet të deklarohet edhe Prishtina zyrtare.

Sipas B92, nisma erdhi nga këshilli i fshatit të Ranillukut dhe një vendim përfundimtar do të merret nga komuna, transmeton Telegrafi.

Megjithëse se qeveria e Kosovës ka reaguar rreth vendimit të komunës së Ranillukut për emërtimin e një rruge të këtij fshati me emrin e kriminelit famëkeq serb, Sllobodan Millosheviq, B92 përkujt0n se emërtimet e rrugëve janë nën juridiksionin e qeverive lokale. /Telegrafi/