Mikalie Tmusic bashkohet me Prishtinën

E publikuar: 03/12/2018 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Mikalie Tmusic i është bashkangjitur Prishtinës pas një mungese disa mujore.

Tmusic që vitin e kaluar mbronte ngjyrat e KB Bashkimit, ishte lojtari kryesor i Bashkimit që arritën ta fitonin titullin e tyre të parë.

Mikaile njihet si lojtar mjaft i rëndësishëm për ekip, sepse është i fuqishëm në mbrojtje, kurse në sulm treshet janë pika më e fortë e tij.

Ai ka lindur më 6 janar 1993 dhe është i gjatë 1.89.  Luan në pozitën dy.

“Mikalie Tmusic shquhet për presing dhe gjuajtjet për 3 pikë. Mirë se vjen në shtëpinë e Kampionëve Mikalie. #HajdePrishtinë”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Z Mobile Prishtina do të luajë në raundin e dytë të FIBA Europe Cup. /Telegrafi/