Mijëra të pranishëm në hapjen e fushatës së koalicionit PDK-AAK-Nisma

E publikuar: 31/05/2017 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-Nismë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë në çdo moment pritet të hap zyrtarisht fushatën zgjedhore të 11 qershorit.

Në shesh tashmë ka arritur, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, lideri i AAK-së njëherit edhe kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj, lideri i Nisma-s Fatmir Limaj, gjithashtu edhe zyrtarët të shumtë dhe kandidatë për deputetë të koalicioni PDK-AAK-Nisma, raporton lajmi.net.

Në shesh janë mbledhur mijëra qytetarët dhe simpatizantë të partive që tashmë janë në koalicion.

Fushatën pritet të hap zyrtarisht lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.