Mihrja e tepron, me take në Gërmi

E publikuar: 19/10/2017 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e hiteve të shumta përveç karrierës së saj, gjithmonë është veçuar edhe për pamjen e saj, transmeton Gazeta Express.

Ajo njihet si njëra ndër këngëtaret e cila dita ditës po e sfidon plakjen. Paraqitjet e saj gjithmonë lënë për tu dëshiruar.

Por, nganjëherë ajo edhe është kritikuar nga fansat e saj.

Në këtë ditë të bukur, Mihrija ka dalë me mëngjes në natyrë.

Përmes një fotografie që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram ajo shihet duke pozuar në një tavolinë.

E ajo që bie në sy është se këngëtarja shihet me take. 

Megjithatë, asaj nuk i kanë munguar komentet e shumta pozitive nga fansat e saj.

Kujtojmë se Mihrija ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor. “Si cigaren e fundit më fike” është projekti i saj i fundit./Gazeta Express/