Mihajlovic: Pa zgjidhjen e çështjes mes Kosovës e Serbisë, nuk ka të ardhme të suksesshme

E publikuar: 31/08/2017 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlovic ka thënë sot se dialogu mes Kosovës e Serbisë flet për botën e errët dhe politikën e Milloshevicit, Koshtunicës e Tadicit.

“Unë nuk jam as e para as e fundit që them se pa zgjidhjen e çështjes mes Kosovës e Serbisë nuk mund të llogaritet për një të ardhme të suksesshme. Është e vështirë vepra e gjeneratës së këtyre politikanëve që po punojnë bashkë për të zgjidhur këtë çështje me shqiptarët”, ka thënë Mihajlovic për Blicin serb, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se pas pak do të nis edhe faza e re e dialogut mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaci dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vucic në selinë qendrore të BE-së në Bruksel.