Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

30.05.2020 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Gjykata Kushtetuese të enjten mbrëma i ka dhënë të drejtë presidentit Thaçi për dekretimin e mandatarit të Qeverisë së re, Avdullah Hoti, me të cilin vendim nuk po pajtohet Lëvizja Vetëvendosje, duke e quajtuar skandaloz dhe të padrejtë. Por, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen në përpikëri.

Miftaraj, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se partitë politike dhe institucionet janë të obliguara të dëshmojnë lojalitet ndaj vendimeve të Gjykatës dhe të mos i komentojnë dhe sulmojnë qoftë gjykatën si institucion apo vet gjykatësit e kësaj gjykate.

“Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Kosovë në interpretimin e Kushtetutës. Edhe përkundër faktit se publiku kanë dyshime lidhur me integritetin, kredibilitetin e kësaj gjykatë dhe vënë në dyshim pavarësinë dhe paanshmërinë e saj, vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen në përpikëri. Veçanarisht partitë politike dhe institucionet janë të obliguara të dëshmojnë lojalitet ndaj vendimeve të Gjykatës dhe të njëjtat në publik të mos i komentojnë dhe sulmojnë qoftë gjykatën si institucion apo vet gjykatësit e kësaj gjykate. Çdo sulm ndaj gjykatës dhe gjykatësve nga politika hyn në kuadër të ushtrimit të presionit dhe cënimit të mëtejshëm të pavarësisë dhe autoritetit të këtij institucioni”, ka thënë Miftaraj për Telegrafin.

Miftaraj theksoi se afati i shkurtër kohor për formimin e Qeverisë nga Gjykata Kushtetuese, është dhënë më shumë që të legjitimojë veprimet e Presidentit të vendit, sesa të rregullojë këtë fushë.

Sipas tij, një afat kohor për formimin e Qeverisë, në frymën kushtetuese, do të ishte prej 30 deri në 60 ditë.

“Përderisa vendimi i Gjykatës ka etabluar edhe më tej autoritetin dhe kompetencat e Kuvendit të Kosovës si institucion suprem që përfaqëson popullin dhe institucion që qëndron mbi Qeverinë dhe Presidentin. Përderisa, si precedent që mund të ndikojë dhe pengoj në të ardhmen lidhur me formimin e institucioneve, ky prej 10 dhe 15 ditëve paraqet afat të shkurtër kohor. Një afat sipas mendimit tim ka pasur për qëllim më shumë të legjitimon veprimet e Presidentit sesa të rregullojë këtë fushë. Një afat i tillë do ishte në frymën e Kushtetutës sikur të mos kufizohej në afate aq të shkurtra por të caktohej një afat i arsyeshëm kohor që mund të ishte prej 30 deri në 60 ditë. Afati kaq is shkurtë i caktuar nga gjykata mund të jetë ndikuar edhe nga fakti që të legjitimon dekretin e Presidentit dhe të njëjtin mos ta shpall kundër Kushtetues”, tha ndër të tjera Miftaraj nga IKD.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese, të enjten ka marrë vendim lidhur me çështjen e mandatarit Hoti, në të cilën ka konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Partia Demokratike e Kosovës e kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë Thaçit për mandatarin Avdullah Hoti. /Telegrafi/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


146 raste aktive, në Pejë ankohen se IKSHPK po vonon rezultatet e testimeve

146 raste aktive, në Pejë ankohen se IKSHPK po vonon rezultatet e testimeve

Chelsea e mund Norwichin, kualifikimi në Ligën e Kampionëve gjithnjë e më afër

Chelsea e mund Norwichin, kualifikimi në Ligën e Kampionëve gjithnjë e më afër

Veliu: Do të angazhohem për më të mirën në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Veliu: Do të angazhohem për më të mirën në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e huaj

Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e huaj

Ndalohen 60 persona pa maska në kryeqytet, gjobat nisin nga 500 euro

Ndalohen 60 persona pa maska në kryeqytet, gjobat nisin nga 500 euro

Hyseni: Aleanca Surroi–Kurti dhe VV në emër të keqqeverisjes lufton UÇK-në

Hyseni: Aleanca Surroi–Kurti dhe VV në emër të keqqeverisjes lufton UÇK-në

​Daut Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehtas me zyrtarë serbë, le ta pyesin AKI-në iu tregon

​Daut Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehtas me zyrtarë serbë, le ta pyesin AKI-në iu tregon

Edhe 13 viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Serbi

Edhe 13 viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Serbi

Gucati: Gjykata Speciale po e sulmon direkt UÇK’në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Gucati: Gjykata Speciale po e sulmon direkt UÇK’në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Rrëfimi prekës i mjekut nga “vija e frontit” të luftës me Covid-19

Rrëfimi prekës i mjekut nga “vija e frontit” të luftës me Covid-19

Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në prokurori

Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Trump dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Libi

Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

Macron premton 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen ekonomike

​217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar

​217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar