Miftaraj për InfoSot: Masa e përkohshme nuk e vërteton nëse dekreti i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë

E publikuar: 02/05/2020 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ehat Miftaraj, drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, për gazetën online InfoSot, ka folur rreth masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Kryeministrit të ri, pas votimit të suksesshëm të votëbesimit ndaj Kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ky vendim sipas Miftarajt ishte i pritshëm dhe i domosdoshëm, duke e pa gjendjën momentale dhe rrethanat në skenën politike kosovare, është marr ky vendim pasiqë me votimin e qeverisë së re në Kuvend, do të mundë të prodhonte krizë të thellë ku do të kishim dy qeveri.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pritshëm dhe i domosdoshëm për rrethanat dhe gjendjen politike në Kosovë. Padyshim se Gjykata Kushtetuese në këtë rast ka marr vendim mbi bazën dhe arsyetimin e parandalimit të një situate potenciale ku në rast të mbajtjes së seancës nga Kuvendi i Kosovës për votimin e qeverisë, Kosova do të mund të përfundonte me dy qeveri”, ka thënë Miftaraj.

Kjo praktikë sipas Miftaraj, nuk është e re pë Gjykatën Kushtetuese, sepse kështu ka vepruar edhe më herët. Dhe ka parandaluar shkaktimin e pasojave të parikuperueshme.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në asnjë rrethanë nuk duhet dhe nuk mund të paragjykoj meritën e rastit. Praktika e caktimit të masës së përkohshme nuk është e re për Gjykatën Kushtetuese. Njëjtë kishte vendosur disa herë lidhur në proceset e emërimit të Kryeprokurorëve të Shtetit, Kryetarëve të Gjykatave si Supreme ashtu edhe të Apelit. Masa e përkohshme zakonisht caktohet me qëllim të parandalimit të shkaktimit të pasojave të parikuperueshme lidhur me proceset në fjalë”, ka shtuar Miftaraj.

Tutje Miftaraj ka shtuar se caktimi i masës së përkohshme nuk përkon me vendosjen në bazë të meritës që pritet të merret më vonë nga Gjykata Kushtetuese, ai tha se janë dy procese krejtë të ndryshme.

“Masa e përkohshme në asnjë rrethanë nuk mund të interpretohet se dekreti është Kundërkushtetues apo së kërkesa e parashtruar nga VV është e bazuar. Caktimi i masës së përkohshme dhe vendosja në bazë të meritës janë dy procese të ndryshme dhe nuk paragjykojnë njëra tjetrën”, ka thënë Miftaraj.

Masa e përkohshme nga GJK, nuk vërteton nëse është i bazuar në Kushtetutë dekreti i Presidentit.

Miftaraj: Ky vendim i GJK e pezullon mbajtjen e seancën nga Kuvendi i Kosovës lidhur me formimin e qeverisë së paku deri më datë 29 maj 2020. Deri në këtë datë padyshim se mund të pritet që GjK të vendos sipas meritës rastin kur edhe do të vërtetohet nëse dekreti i Presidentit është i bazuar në Kushtetute.

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese ka pezulluar deri më 29 maj të këtij viti, votimin në Kuvend të Qeverisë pasi e mandatoi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kandidatin nga Lidhja Demokratike, e cila një ditë më parë e siguroi Thaçin se i ka të sigurta 61 vota të nevojshme.